Çështja e Detit/ Lefter Maliqi: Rama, i lidhur me mafian, ju tregoj marrëveshjen e fshehtë të Ramës me grekët-VIDEO

11:18 07/09/20202min61

lefter-maliqi-rama

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke e cilësuar atë si një person të lidhur me mafian.

Duke iu referuar çështjes së Detit me Greqinë, Maliqi theksoi se për këtë rast ka një marrëveshje të fshehtë midis kryeministrit Rama dhe Greqisë për zgjerimin e kësaj me 12 milje në det.

Këtë nuk e kam thënë vetëm unë, por e kanë thënë të gjithë eksponentët e politikës së opozitës së bashkuar. Edhe presidenti i ka dërguar shkresë kryeministrit për një përgjigje zyrtare që ka folur në telefon me kryeministrin grek, ka një marrëveshje që nuk është në dijeni, pasi çdo marrëveshje duhet të kalojë në Parlament dhe më pas për dekretim te Presidenti i Republikës. Kështu që nuk është ndonjë habi e madhe për çdo aktrim, çdo fshehtësi, çdo mafiozllëk të këtij kryeministri të lidhur me mafian. Mos iu duket ndonjë habi shqiptarëve”, u shpreh Maliqi në një intervistë për Fax News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto