Çështja e detit/ Dy sugjerimet e Paskal Milos për Ramën, Kryeministri: Ti e di më mirë, se ke kaluar edhe më shumë kohë në këtë arenë ku kërcet gërneta dhe balta

23:32 10/09/20204min41

rama-milo

Kryeministri Edi Rama thotë i bindur se nuk ekziston një marrëveshje për detin me Greqinë dhe debatin kombëtar e ka konsideruar të kotë.

Historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Open” i ka bërë dy sugjerime kryeministrit Rama në lidhje me negociatat që do bëhen në një të ardhme.

Së pari Milo ka sugjeruar që sapo të formohet delegacioni për marrëveshjen të zgjedhë persona profesionistë, pasi do t’i lehtësonte punën edhe në debatet publike.

Ndërsa së dyti ka propozuar që marrëveshja e detit të ndahet nga paketa, që është diskutuar më parë me qeverinë greke, pasi është një çështje më e rëndësishme dhe kërkon vëmendje.

Paskal Milo: Unë sugjeroj që kur të vazhdoni këto diskutime se do vazhdojnë një ditë negociatat mes dy qeverive, të krijoni një grup negociator me njerëz jo aq shumë nënpunës të dikastereve sesa me personalitete me integritet të lartë profesional. Është një cështje që do jua lehtësonte punën përballë opinionit publik dhe përballë kundërshtarëve të natyrshëm që ju keni, për të shfrytëzuar çdo gjë që ju do bëni. Ky është një sugjerim profesional, jo politik.

Edi Rama: E mirëpres këtë gjë. Paskal, ne e dimë mirë, mbase ti mund ta dish edhe më mirë se ke kaluar edhe më shumë kohë në këtë arenë ku kërcet gërneta dhe balta, që çfarëdo që të bësh, ata që e kanë ndarë mendjen do të bëjnë me baltë në këtë vend. Kjo është fatkeqësia.

Të diskutosh dhe të bësh debat kombëtar dhe ta kthesh në një absurd deri në nivelin e presidentit, kjo është një situatë peshkimi që tregon se këta që e bëjnë nuk kanë dalë keq më para. Këta që e marrin popullin shqiptar për budalla kjo nuk ka dyshim.

Ka dy koncepte që nuk përputhen, marrëveshje dhe 12 milje nuk kanë lidhje. Nëse ushtrohet e drejta e 12 miljeve nuk ka nevojë për marrëveshje.

Paskal Milo: Sugjerim tjetër. Ju me qeverinë e mëparshme greke e keni diskutuar këtë projekt marrëveshje në formën ose si pjesë e një pakete me disa çështje. Unë do kisha mendimin që bashkësia e çështjeve kanë kondicionuar njëra tjetër dhe ndofta nuk ju ka dhënë mundësinë të përqendroheni në një marrëveshje për detin.

Mos do jetë më mirë që ti merrni një nga një?

Sepse kjo çështje mua më duket më e rëndësishme se të gjitha çështjet e paketës që ju vijuat të diskutonit atë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto