Çelsi pret në shtëpi Liverpulin, Lampard paqe me Klopin: Gjakrat nxehen, nuk e humbas respektin

15:45 20/09/20204min105
Klop-dhe-Lampard

Frenk Lampard ka vlerësuar cilësitë e lidershipit të afrimit të kësaj vere, Tiago Silva, prezenca e të cilit sipas trajnerit të Çelsit është ndier menjëherë në klub. Qendërmbrojtësi 35-vjeçar erdhi me parametër zero në “Stamford Bridge” nga PSG-ja dhe nuk mund të debutojë as nesër kundër Liverpulit pasi mungoi në javën e parë të kampionatit në fitoren me Brajtonin.

“Sigurisht që Tiago është një lider. Ai nuk e flet edhe aq mirë gjuhën për momentin, por do të punojmë për këtë. Megjithatë, me prezencën e tij, cilësitë e lojtarit, ai imponon respekt dhe është fantastike që e kemi në skuadër. Kjo është gjithçka një trajner mund të kërkojë”, tha tekniku i bluve në konferencën për shtyp. Lampard do të jetë përballë Klopit këtë javë, për herë të parë që prej sherrit të tyre të famshëm pas një faulli në ndeshjen e korrikut në “Anfield Road”.

Edhe Lampard, ashtu si Klop në konferencën e tij, thanë se e kanë hedhur pas krahëve incidentin: “Liverpuli do të jetë gjithnjë një ndeshje e fortë. Duhet të shtyjmë në limite për të ngushtuar diferencat dhe kjo është sfida që kemi përballë. Unë i qëndroj asaj që tha Klop. Kam respekt të madh për atë që ka bërë te Liverpuli. Gjatë një ndeshjeje gjakrat mund të nxehen, por respekti im për Klopin nuk do të ndryshojë kurrë”.

klopplampard-2019-20_180vp6tl4jnho1itm2ww9e7rn7

MUNGESAT – Çelsi ka transferuar 7 lojtarë deri tani në merkaton e verës, mes të cilëve shumë emra të mëdhenj, si Verner, Haverc apo Tiago Silva, por nesër në “Stamford Bridge”, blutë e Londrës nuk i kanë dot përsëri lojtarët më të mirë në dispozicion. Në javën e parë debutuan vetëm Haverc dhe Verner, ndërsa Çiluell, Zijeh dhe Tiago Silva nuk e patën këtë mundësi dhe do të vazhdojnë të mbeten jashtë. “Ben Çiluell nuk është gati për Liverpulin.

As Kristian Pulisiç nuk është gati. Ne shpresojmë që ata të stërviten dhe bëjnë hapa përpara në ditët në vijim. Edhe për Hakim Zijeh është e njëjta histori, as ai nuk do të jetë gati. Timo Verner (mori një goditje në ndeshjen kundër Brajtonit) është gati. Tiago Silva është stërvitur për tre-katër ditë me ne. Ne po punojmë me gjendjen e tij fizike, por Liverpuli vjen shumë shpejt edhe për të”.

PANORAMASPORT.AL

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto