Ç’do të ndodhë me ‘Portokalli’? Zbulohet kasta e aktorëve të humorit por jo moderatorët

14:29 07/09/20204min110
portokalli

Ndryshimet në stafin e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ kanë qenë një nga temat më të komentuara në mediat rozë. Pas konfirmimit të largimit të Xhemi Shehut nga spektakli, dyshimet nisën dhe për bashkëprezantuesin e saj Salsano Rrapi, por zërat mbeten ende në formën e thashethemeve dhe burimeve jozyrtare.

Një tjetër lajm, i cili lidhet me largimin e regjisorit Altin Basha pas 17 vitesh në ekranin e ‘Top Channel’ po qarkullon. Këto fjalë nisën që në muajin maj kur Basha u pa në studiot e ABC News, megjithëse përflitej se ishte më pranë një marrëveshjeje me RTV Ora.

“Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në Abc News për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me për shkak të thashethemeve që janë përhapur.Oferta ka gjithmonë.

Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal.”, tha regjisori duke mohouar zërat disa muaj më por tani ende nuk ka një reagim nga ana e tij.

Ndërkaq një prej aktorëve më të vjetër të spektaklit, Florjan Binaj ka ndarë një video në rrjetin social ‘Instagram’ duke treguar se transmetimi i ‘Portkollai’ nis në muajin tetor. Ai ka etiketuar disa prej kolegëve të tij, të cilët dallohen edhe në videon e publikuar. Rezart Veleshnja, Florjan Binaj, Irgen Çela dhe Egla Ceno kanë shprehur enthuziasmin e tyre për sezonin e ri televiziv që do t’i gjejë në ‘Top Channel’.

“Në tetor rikthehet PORTOKALLI! Nga tetori do fillojmë të qeshim vërtetë!”, kanë qenë fjalët e Binaj në ‘Instagram’.

Pas konfirmimit të kastës së aktorëve, pritet të zbulohen të tjera detaje për largimin e shumëpërfolur të Rrapit, Shehut si dhe të Altin Bashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto