‘Çdo gjë e imja’, Jonida Vokshi ndan pamjet e ëmbla me vajzën (FOTO)

13:57 12/10/20204min108
download (88)

Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë rreth katër muaj më parë. Vokshi solli në jetë një vajzë, të cilën çifti vendosi ta pagëzojë me emrin  Emi. Që prej atij momenti nuk kanë munguar pamjet e ëmbla ku moderatorja ka dalë shëtitje me vajzën apo momentet pranë të voglës së familjes.

Ndërkohë ajo ka ndarë së fundmi një pamje me Emin, ku nënë e bijë janë shtrirë pranë njëra tjetrës. Çastet e veçanta moderatorja i ka publikuar në ‘Instastory’, ku ka shkruar: “Çdo gjë e imja, deri në fund”.

Pak kohë më parë Jonida ka qenë e ftuar tek ‘Rudina’ ku foli dhe për mbajtjen e trupit në formë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe ndau publikisht ‘sekretet’ e saj.

“Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë kurrë në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe qëllimi i vetëm që kisha ishte që të kishim një shëndet të mirë Emi dhe unë. Për të pasur shëndet të mirë dhe për t’u formuar Emi sa më shëndetshëm brenda meje dhe që unë të isha sa më mirë për të, ishte që unë të ushqeshesha sipas këshillave të doktoreshës dhe të kisha një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme. Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime. Por pa diskutim që këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes. Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gajtë shtatzënisë. Kam marrë diku tek 5-6 kile, që ishte pesha e Emit dhe pjesa tjetër e placentës. Gjithashtu kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në pistë në shtëpi, të paktën minimalisht 3 herë në javë dhe këtë e kam bërë padiskutim me këshillën e mjekut. Dhe aktivitetin fizik e kam bërë të minimizuar. Nuk e kam bërë për veten, por me doktoreshën kishim bërë në plan që të lindja vetë dhe prandaj duhej të ecja shumë”, u shpreh Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto