Cardi B ka kopjuar Oriola Marashin me veshjen e ditëlindjes së saj

18:16 14/10/20202min132
oriolacardi

Cardi B ka festuar së fundmi ditëlindjen në një festë madhështore në Las Vegas. Përvec rrethit të gjërë shoqëror të reperes me famë botërore, i pranishëm ishte edhe Offset me të cilin nuk kurseu as puthjet, duke konfirmuar publikisht ribashkimin e tyre.

Mirëpo pavarësisht festës magjike, një tjetër detaj mori vëmendjen, pasi Cardi B në këtë event të rëndësishëm zgjodhi të vishej nga stilistja kosovare Lena Berisha.

Megjithatë ky fustan është pjesë e koleksionit të fundit e cila u prezantua nga Oriola Marashi. Kjo e fundit ndau edhe foto në rrjetet sociale, duke treguar se Cardi B ka veshur fustanin, që ajo mbajti pak kohë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto