Çantat e shkollës të rënda? Gazetari i njohur i propozon një zgjidhje interesante Ministrisë së Arsimit

14:44 02/10/20204min121
download (15)

Një nga shqetësimet e ngritura gjithmonë në vigjilje të çdo viti shkollor ka të bëjë pikërisht me një çështje tepër të rëndësishme përsa i takon shëndetit të fëmijëve dhe kjo është pesha e çantës që mbajnë në kurriz çdo ditë kur ikin në shkollë.

Shkaku? Librat tejet të rëndë dhe voluminozë, të cilët i shkaktojnë fëmijëve dëme të mëdha shëndetësore dhe sëmundje të rrezikshme si: skolioza apo edhe hernia diskale.

E në lidhje me këtë shqetësim të të gjithë prindërve ka reaguar edhe gazetari i njohur, Edi Oga, i cili drejtuar nga pozita e një babai, përmes një postimi në “Facebook”, shprehet se çanta e një fëmije peshon me shumë se 5 kg, ndërsa propozon edhe një zgjidhje për të gjithë nxënësit e prindërit e tyre. Sipas Ogës, librat duhet të ndahen në dy volume.

Postimi i plotë i Edi Ogës:

Çanta me libra e vajzës sot, 5.6kg!

Ministri e dashur!

Jua jap unë zgjidhjen!

Shtypni çdo tekst në dy volume, ndajeni më dysh, për shembull:

Gjuha Shqipe 5 vol.1

Gjuha shqipe 5 vol. 2.

Do harxhoni dy kopertina më tepër, por do të na e përgjysmoni peshën e çantave të fëmijëve dhe do të parandaloni skoliozën tek ata dhe hernien diskale tek ne prindërit!

Çanta dhe dhimbja e shpinës:

Studime të ndryshme për lidhjen mes çantës dhe dhimbjes së shpinës tregojnë se rreth gjysma e fëmijëve nën 15 vjeç ka treguar se ka bezdisje lidhur me përdorimin e çantës.

Këto studime udhëzojnë gjithashtu që asnjë fëmijë nuk duhet të mbajë një peshë më të madhe se 10 apo 15% e peshës trupore.

Përsa i përket legjislacionit në vende të ndryshme, në Austri për shembull, Ministria e Edukimit e ka ndaluar transportin nga ana e fëmijëve të një peshë më të madhe se 10% të peshës së trupit. Në Gjermani është një ligj i ngjashëm.

Në vitet e fundit janë publikuar studime të shumta që kanë krijuar një marrëdhënie midis çantës së shkollës dhe dhimbjeve të ndryshme të qafës dhe shpinës, harkimin e shtyllës kurrizore, postura dhe funksionimi i mushkërive.

Tema mori rëndësi për shkak të incidencës në rritje të këtyre problemeve tek fëmijët, një fenomen që ishte mjaft i rrallë në të kaluarën.

Megjithatë, disa ekspertë të tjerë informojnë se rritja e këtyre problemeve tek fëmijët nuk është ekskluzivisht nga përdorimi i çantës.

Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, ku më i rëndësishmi është jeta sendetare e fëmijës që dobëson strukturën e tyre muskulo-skeletore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto