Buzëqeshje dhe lule, VIP-at shqiptarë shoqërojnë fëmijët në ditën e parë të shkollës!

14:32 14/09/20204min88
104731650-back-to-school-background-with-stationery-and-school-supplies

Sot është dita e parë e shkollës për ciklin 12 vjeçar. Pavarësisht se me rregullore pandemie dhe një sistem të ri mësimor, dita e parë do të mbetet gjithmonë e veçantë si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Postimin e parë e ka bërë Linda Rama, teksa Zaho nisi zyrtarisht shkollën.

“Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për fëmijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim,” shkruan ajo.

Një tjetër urim për vitin e ri shkollor e ka bërë Rudina Dembacaj, për vajzën e partnerit të saj Mark Frrokut. “Suksese këtë vit zemra ime,” shkruan Rudina krahas fotos me vajzën e Markut.

 

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë pozuar të buzëqeshur pranë djalit të tyre Joelit. Me një buqetë lulesh në duar dhe gëzimin që i lexohet në fytyrë, Joeli nisi sot vitin e ri shkollor. “Dita e parë e shkollës sot. Mbaj mënd sa kam qarë unë kur isha sa Joeli.Këtu te shkolla e Joelit nuk të linin të qaje… As mamatë nuk i linin…” shkruan Ermali me humor krahas fotos.

 

Gazetari Endri Xhafo ka postuar disa foto të dy vajzave të tij dhe bashkëshortes, teksa i ka shoqëruar për shkollë. “Sërish në shkollë,” shkruan Endri, nëpërmjet emojive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto