Buzëqesh Muriqi, sulmuesi i Lacios mund të bashkohet shumë shpejt me ekipin

17:14 28/09/20201min119
muriqi lazio

Vedat Muriqi mund të ribashkohet së shpejti me skuadrën e tij të re Lacion. Mediat në Kosovë raportojnë se sulmuesi i bardhekaltërve ka rezultuar negativ në testin e sotshëm për COVID-19.

Futbollisti 26-vjeçar do t’i nënshtrohet një testi të dytë në mbrëmje dhe nëse përgjigjia e analizave konfirmohet negative, atëherë që nesër ai mund t’i bashkohet Lacios në stërvitje.

Pak ditë pasi u prezantua tek ekipi i ri, Muriqi u konfirmua si i infektuar me koronavirus. Megjithatë, debutimi i tij me Lacion duket se do të vijë në muajin tetor, kur të kenë përfunduar ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto