“Burrit tim kurrë mos i qoftë hallall”/ U gjet e varur, zbulohet amaneti i fundit i 19-vjeçares shqiptare, letra që kishte fshehur në xhepin e rrobave të saja

14:28 24/10/20203min193
-640-0-5f941cc43c3bc

Disa ditë më parë mbarë opinioni u trondit teksa një 19-vjeçare u gjet e varur në Kamenicë të Gjilani. Arbesa Murseli Liprovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.

Burime të afërta me familjen e viktimës, kanë bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive, të cilat i kishte pasur veshur kur ka kryer aktin e vetëvrasjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.

19-vjeçarja jetonte me burrin, djalin tre vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi për pushime në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj. Në këtë letër shkruhej: “Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.

E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.

Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali. Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.

“Burrit tim kurrë mos i qoftë hallall”/ U gjet e varur,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto