Burrel/ Koronavirusi bën namin në spital mbyllet kirurgjia, ja ku do dërgohen pacientët

12:33 28/10/20201min91
xhavit

Mjekët kirurg të spitali të “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, situatë që ka sjellë edhe ndërprerjen e shërbimit të ndërhyrjeve kirurgjikale për të paktën 2 javët në vijim.

Pacientët të cilët do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale do të referohen për në spitalin Rajonal të Dibrës ose në Tiranë.

Një tjetër shërbim i pezulluar përkohësisht po në këtë spital është edhe ai i ORL-së, pasi mjeku otorinolaringolog është karantinuar në banesë si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Sipas informacioneve, gjendja shëndetësore e mjekëve deri më sot është mirë dhe po marrin mjekim në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto