Burgu i Shënkollit kthehet në spital Covid, do të trajtohen të dënuarit e infektuar

13:33 09/09/20201min120
burgu-i-shen-kollit-11

Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital “Covid” ku do të trajtohen të gjithë të dënuarit e infektuar.

Në këto ambiente janë transferuar edhe 10 të dënuarit, që po vuanin dënimin në burgun e Drenovës, pasi kanë rezultuar pozitiv.

Në total janë 40 të infektuar që trajtohen në burgun e Shënkollit.

Ambienti do të ketë mjekë, infermierë, pajisje mjekësore me të gjitha masat e marra për kurimin e Covid-19 dhe mbrojtjen e personelit mjekësor nga ky virus.

Ndërkohë, një nga të infektuarit në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto