Britania e Madhe dëbon disa shqiptarë të dënuar për trafikim droge dhe vepra të ndryshme penale

11:49 10/09/20202min105
angli-1

12 shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe janë deportuar me charter nga autoritetet vendase drejt Tiranës. Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, të gjithë bashkë janë dënuar me 26 vite burg në total. Disa prej tyre ishin futur në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe.

Në listën e deportimit është Andrea Kapo (24 vjeç), i dënuar me 5 vite burg për shpërndarje kokaine dhe vepra të tjera penale. Kapo ishte pjesëtar i një bande prej 6 personash, të cilët janë kapur me 53,000 paund “cash” dhe kokainë me vlerë 65,000 paund.

Është deportuar edhe Orgito Asllanaj, 29 vjeç, i dënuar me 12 muaj burg për kultivim kanabisi.

Mes shqiptarëve të tjerë të dëbuar janë dhe Armand Gjyriqi (27 vjeç) i dënuar me 8 vite burg për trafikim kokaine dhe Kuinslend Dishi (25 vjeç), i dënuar më 20 muaj burg për sulm ndaj një punonjësi të urgjencës dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe, Priti Patel, u shpreh se :

“Mbretëria e Bashkuar është një vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi nga këto dëbime është i qartë. Nëse vini në këtë vend dhe abuzoni me mikpritjen tonë, ne do t’ju deportojmë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto