Brisida Shehaj ‘Shteti të çohet në këmbë!’ Sulmon ashpër ish-eprorin e saj, ka edhe një lutje për naftëtaret greviste

13:30 29/10/20203min78
Brisida-Shehaj (1)

Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar pak më parë në lidhje me grevën e naftëtarëve të Ballshit, duke bërë thirrje që të mos dorëzohen në këtë rrugë të nisur, ndërsa ka lëshuar një apel edhe për Kryeministrin Rama dhe qeverinë që t’i japë zgjidhje problemeve të tyre sa më parë, pasi sipas saj, i kanë të gjitha mundësitë ta bëjnë një gjë të tillë.

Me anë të një reagimi në rrjetin social ‘Instagram’, Shehaj shprehet se kjo nuk është greva e parë e naftëtarëve, të cilët disa herë i kanë besuar këtij shteti, por në fund kanë qenë ata që kanë mbetur pa ujë, pa drita e pa ilaçe.

Për këtë arsye ajo u lutet naftëtarëve të qëndrojnë fortë në këtë kauzë tyren, ose përndryshe do të gënjehen sërish.

Reagimi i plotë i Brisida Shehajt:

Të dalin naftëtarët nga greva!!! Jo mor jo, të çohet shteti në këmbë e të shkoj me ata!

Nuk është greva e parë kjo, i besuan disa herë shtetit dhe përfundimi s’kanë bukë, drita, ilaçe, ujë etj.

Nuk mendoja se do e thosha ndonjëherë, por ju lutem për të mirën tuaj qëndroni fort, n.q.s. doni zgjidhje, në të kundërt do gënjeheni përherë.

Shteti i ka mundësitë për ta zgjidhur këtë problem.

Janë shqiptarë ata që e krijuan problemin. E ndërkohë që ju dergjeni në krevatet e grevës, ata ngrenë kulla në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto