Brisida Shehaj emërohet numri dy i LSI-së në Tiranë

21:29 05/10/20201min167
brisida-shehaj-1 (1)

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve dhe ish-përfaqësuese e Partisë Socialiste ka marrë sot detyrën e Nënkryetares së LSI-së në Tiranë.

Brisida Shehaj drejtoi me shumë sukses Tatimet, por natyra e saj e drejtëpërdrejtë dhe trajtimi dinjitoz me të cilin ajo trajtoi vetveten bëri që të largohej nga PS-ja në të cilën në modë janë eunukët të cilët në pasqyrë e shohin veten si tigër.

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e LSI me kryesinë e Tiranës, është vendosur që Shehaj të mbaj post drejtues për të komanduar për degën më të madhe të partisë në vend.

Pak kohë më parë, Shehaj deklaroi se do të ishte pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E pyetur se përse zgjodhi LSI, Shehaj tha se:

“jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Aty (në PS) janë rilindësit që mendojnë si të hanë socialistët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto