
Rregullatori shëndetësor brazilian ka njoftuar se është aprovuar plotësisht vaksina ‘Pfizer & BioNTech’, pavarësisht mosmarrëveshjes mbi furnizimin.
Rregullatori ‘Anvisa’ bëri me dije se është hera e parë në Brazil, që një vaksinë anti-Covid merr miratimin e plotë, pasi vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac janë aprovuar vetëm për përdorim emergjent.
Miratimi i vaksinës mbetet një lajm i mirë për vendin, pavarësisht se fushata e imunizimit është pezulluar si pasojë e vonesave dhe grindjeve politike, shkruan Reuters.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka kritikuar kushtet e marrëveshjes, të propozuara nga Pfizer, pasi ato përjashtojnë nga përgjegjësia firmën amerikane, në rast problemesh të paparashikuara./Descript.al