“Bratajn do ta bëjnë ministër, ia hodhi Pipos”, Aida Shtino ironizon dhe kritikon dy mjekët: Mosprofesionalizmi juaj…

09:39 15/10/20203min158
pipero-aida-780x405-1

Gazetarja e ‘FaxNews’ Aida Shtino, përmes disa postimeve në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbajtjen  e maskave në ambiente të hapura.

Shtino, e cila ka mbajtur gjithmonë një qëndrim kritik mbi situatën e koronavirusit dhe ka bërë vazhdimisht deklarata të bujshme, ka ironizuar hapur mjekët Skënder Brataj dhe Pëllumb Pipero në lidhje me masat për mbajtjen e detyruar të maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Reagimi i Aida Shtinos:

“Heres tjeter kete Brataj do ta bejne Minister ia hodhi Pipos…Po mire Pipos po ia hodhi edhe atij Dr. Celes ne Amerike….” shkruan Shtino në facebook.

Jo vetëm kaq, por Aida Shtino i kundërvihget edhe një doktoreshe e cila tha në një studio televizive se njerëzve nuk iu noddh asnjë gjë e keqe nëse e vendosin maskën në fytyrë.

Postimi i plotë: Nje doktoreshe ne nje studio televizive thote se: ” Cfare ju ndodh njerezve nese vendosin nje beze ne fytyre…?”

Doktoresha na i do te miren… Po mire moj doktoreshe pse une duhet tju besoj juve…?

Ju flisni per protokolle , kur asnje nga ju nuk na kane sqaruar , se cfare protokolli ndiqni per nje te semure me covid…?

Kjo katraure e kesaj pandemie e ka burrimin tek mos profesionalizmi juaj , per te sqaruar njerzit dhe e dini ju kuptoj ne njefare menyre , skeni faj sepse nuk jeni politikane dhe nuk dini te genjeni…por se di mbas disa vitesh kush do tju besoje juve tek ajo qe beni…???

Tani perderisa ne kaq muaj nuk keni gjetur asnje zgjidhje per kete virus, si do rime ne tere jeten me maske…????

Apo presim vaksinen…. Po Presidenti Trump si u sherua per tre dite nuk na e thoni, pse nuk i tregoni botes te verteten…?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto