Brendi ka rritur iniciativat e saj të gjelbra në vitet e fundit, ndërsa kërkesa për opsione që moda të jetë ‘miqësore’ me natyrën po vazhdon të rritet.

Së fundmi, është koleksioni i saj i çantave i cili po bënë ndryshimin, i krijuar nga letra e riciklueshme.

E quajtur “Kraft Paper”, linja e fundit ribën disa nga modelet më ikonike të çantave të markës me letër të riciklueshme, duke i dhënë produktit përfundimtar një pamje të rrudhur natyrshëm.

Vetë lënda e parë është trajtuar ashtu që çanta me bazë letre të ketë mbrojtje shtesë dhe cilësi të papërshkueshme nga uji.