Borrell: Nëse BE nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet një forcë gjeopolitike.

16:35 13/09/20202min34
borrel-780x439

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, tha se nëse Bashkimi Evropian nuk stabilizon Ballkanin dhe nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet një forcë gjeopolitike.

Në një intervistë për “Financial Times”, në të cilën foli për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Borrell tha se Ballkani paraqet një shqetësim për Brukselin.

“Nëse nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë e vështirë të konsiderojmë veten një forcë gjeopolitike, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë, vetëm evropianët”, tha Borrell, transmeton Telegrafi.

Borrell tha se Brukseli angazhohet për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllokun Evropian, por që ka mosmarrëveshje të shumta midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.

Bashkimi Evropian ishte nikoqir i një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës javën e kaluar.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së po ashtu ka paralajmëruar se udhëheqësit e vendeve të bllokut të BE-së do të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përfshirë presidentin Lukashenko. Kjo sipas tij pritet të ndodhë në fund të këtij muaji. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto