‘Boom’ lëvizjesh në doganat e vendit, ja kush ikën dhe kush vjen (EMRAT)

09:33 28/08/20202min101
1598560157_dogananetirane

Një sërë lëvizjesh janë shënuar ditët e fundit në doganat në vendin tonë!

Kështu, në doganën e Kapshticës vjen Herkul Marko, i cili zëvendëson në këtë post Rubin Shehun. Ky i fundit ka marrë drejtimin e doganës së Kakavijës.

Në Tiranë, largohet Skerdi Rama dhe në vendin e tij vjen Julian Mehja, ndërsa në Rinas është emëruar Artan Biçpremti.

Lëvizje ka pasur edhe në pikat kufitare në veri të vendit.

Më konkretisht në Shëngjin është caktuar Artan Sulejmani, ndërsa në doganën e Bllatës, Bardhyl Dervishi. Nuk dihen ende motivet e këtyre lëvizjeve.

Lëvizje në disa dogana në vend:
Në Tiranë ikën Skerdi Rama dhe në vend të tij Julian Mehja
Në Kakavijë ikën Julian Çollaku, në vend të tij Rubin Shehu
Në Kapshticë është emëruar Herkul Marko
Në Rinas është emëruar Artan Biçpremti
 Në Shëngjin është emëruar Artan Sulejmani
Në Bllatë është emëruar Bardhyl Dervishi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto