‘Boll me nënkuptime e shantazhe, trego emrat”, Baton Haxhiu kërkesë publike Ilir Metës

18:10 02/11/20205min90
-640-0-5fa0379a1bb21

Teksa jemi pak muaj larg zgjedhjeve elektorale, lufta politike është zhvendosur në dy nga institucionet më të rëndësishme të vendit, kryeministria dhe presidenca.

Meta ka akuzuar disa herë se mazhoranca ka paguar në hesap të vet, gazetarë edhe media.

Lidhur me këto përplasje midis Ramës dhe Metës, analisti i njohur Baton Haxhiu tha në “Top Talk” se është koha që të mos flitet më me nënkuptime, por Meta të dalë dhe të tregtojë emra konkretë.

Sipas tij, presidenti i vendit ka qenë në postet më të larta qeverisësve që mund të dhurojë një shtet, e deri më tani sipas tij nuk ka dhënë rezultate.

“E para do të isha shumë i lumtur nëse Ilir Meta flet se cili janë gazetarët që janë paguar dhe nga kush janë paguar. Cila është e kaluara politike që ka bërë lidhjen dhe pagesën politike me disa nga gazetarët. Unë besoj që zyra e presidentit nuk është zyra e mirë për të hapur këtë temë, sepse e kaluara do të merrte një ngjyrë të zezë, se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet nga viti 2001 e këtej. Është mirë nëse paguximi bëhet i guximshëm dhe thotë se po, gazetarët që kanë dalë në studio, janë paguar nga kjo parti politike. Natyrshëm që një prej atyre që do i përgjigjej publikisht jam edhe unë. Natyrshëm që do të gjeja edhe unë gjuhën për të folur për politikën, se çfarë realisht ka ndodhur në 20 vitet e fundit në Shqipëri. Por a ka guxim dikush nga politikanët për të folur për këtë hapur dhe a do të ishte ndonjëri prej tyre i paprekur me shijen e zezë së kësaj akuze, dyshoj, për të mos thënë që nuk ekziston. Ajo që mua më qetëson është të zënit vend i një gjëje që nuk të takon. Më pas, tregon pafuqinë duke u bërë i pafuqishëm në një moment dhe një zyre që nuk është e jotja, ose një zyre që keqpërdoret për faktin që është president dhe nuk është gjuha që duhet përdorur. Ka plot elemente që duhet të flasim dhe natyrshëm njeri i cili më së paku duhet të ishte me këtë sinkron të gjuhësh është presidenti”, tha Baton Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto