Boksieri kampion, Florian Marku, rikthehet fuqishëm dhe mposht Rylan Charlton (VIDEO)

08:44 21/02/20213min43

640-0-60318eaddad4c

Boksieri kampion, Florian Marku, rikthehet fuqishëm dhe mposht Rylan Charlton, pasi rivali u dorëzua në raundin e nëntë. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja.

Pikërisht në këtë moment, kur Charltonit po i merreshin këmbët, peshqiri i bardhë hidhet brenda në ring duke treguar kështu kapitullimin.

Raundi i katërt ishte vendimtar për shqiptarin Marku, pasi me goditjet e dhënë në kokë e tronditi kundërshtarin e tij. Breshëritë e grushta dhe më të djathën e tij të rrezikshme dhe ku vetëm gongu e shpëton kundërshtarin e tij.

Sipas Sky Sport, raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disa, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë.

 

 

Në raundin e nëntë përfundoi gjithcka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar. Fitore fantastike e shqiptarit, që po ia dilte edhe me pikë.

“Rylan është një djalë vërtet i ashpër. Ai e zhvilloi këtë luftë. Jo shumë luftëtarë ndeshen me një luftëtar të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre. Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. Shtatë fitore nga 10. Rrëzimi? Unë kurrë nuk isha i trullosur. Ai është një goditës i rëndë”, tha Marku pas ndeshjes.

Më herët në postimet e tij, Marku kishte shkruar se nuk do ta lë ndeshjen në dorë të gjyqtarëve, duke kujtuar boksimin e fundit që humbi falë pikëve të dhëna dhe duke akuzuar se po e diskriminonin se ishte shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto