
Një ambulancë është aksidentuar në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 3.
Në momentin kur ambulanca është përplasur me një automjet po shkonte të merrte një pacient.
Si pasoje është plagosur infermierja A.R, 54-vjec. A.R, e cila ndodhet në gjendje të rende dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tirane. Ndërsa dy drejtuesit kanë marrë plagë të lehta.
Ambulanca është përplasur me një mjet BMW X5 me targa angleze, i cili ka përfunduar brenda lokalit të shtetasit K.K dhe për pasoje është dëmtuar drejtuesi i mjetit.