Blero flet pas shërimit nga COVID-19 dhe angina: Falë Zotit jam shëndosh e mirë, faleminderit që u shqetësuat

12:40 05/09/20201min72
blero

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, pak ditë më parë publikoi një fotografi nga spitali ku shfaqej duke marrë trajtim mjekësor.

Ai tha se muaj më parë ishte i infektuar me COVID-19, ndërsa pasi e kaloi virusin, ai u përball me anginë.

Mirëpo duket se pas një trajtimi disa ditor, këngëtari tashmë po ndihet më mirë dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Blero ka falënderuar të gjithë ata që u shqetësuan për shëndetin e tij, duke thënë se tani po ndjehet më i fuqishëm se kurrë dhe mezi pret të publikojë këngën e tij të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto