BKH kërkon hetues/ Hajnaj: Do marrim më të zotët, do i zgjedhim siç bën FBI

11:03 09/09/20206min119
20200811201822_art

Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj ka bërë prononcimin e parë për mediat teksa është hapur gara për pozicionin “hetues” në këtë institucion.

BKH ka njoftuar, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Ndërkohë faqja zyrtare e BKH, (bkh.al) ka shpërndarë njoftimin zyrtar dhe të parë të zonjës Hajnaj ku thuhet se”: “Në synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit profesionistët më të zotë, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në permbushje të këtij misioni të lartë. Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm”.

Kandidatët që do të indentifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotesimin e kritereve të integritetit dhe do t’i nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Njoftim Për Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Hetuesit të BKH-së

Në zbatim të Ligjit Nr 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” sot, me këtë njoftim publik, çelim procesin e rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë përvojën e duhur dhe përmbushin kriteret ligjore për arsimimin e duhur, integritetin, aftësitë mendore dhe fizike.

Në synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit profesionistët më të zotë, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushje të këtij misioni të lartë. Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Ju bëjmë thirrje të gjithë personave të interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që të aplikojnë për këtë pozicion pune.

Të gjithë kandidatët ftohen të marrin pjesë në një proces përzgjedhjeje të drejtë, transparent, të barabartë që përfshin: aplikimin elektronik, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, provimin me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistën që mat aftësitë e komunikimit verbal, aftësitë për ti komunikuar idetë me efiçencë dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe figurës.

Kandidatët që do të identifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotësimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Procesi do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve çka garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces rekrutimi. Kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto