Bjellorusi 442 persona të ndaluar në protestat ndaj rezultateve të zgjedhjeve

19:43 21/09/20201min85
Bjellorusia

U raportua se 442 persona u arrestuan dje në demonstratat e paautorizuara të mbajtura në të gjithë vendin për të protestuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.

Zëdhënësja e Ministrisë Bjelloruse të Punëve të Brendshme Olga Çemodanova deklaroi se u zhvilluan  24 protesta të paautorizuara në të gjithë vendin ditën e Dielë, si dhe më shumë se 20 mijë njerëz morën pjesë në këto protesta.

Duke ndarë informacionin se 18 mijë njerëz ishin mbledhur në protestat në kryeqytetin Minsk, Çemodanova deklaroi se forcat e sigurisë morën masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto