Biznesmeni akuzon Ben Blushin/ Gazetari publikon pasaportën: Ja pse nuk e ka inskenuar atentatin për azil

18:25 21/10/20204min150
auto_sdgvfbc1603296459

Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi edhe videon e atentatit ndaj biznesmenit Andon Dhima, ka sqaruar për të gjithë ndjekësit skeptikë, se shënjestra e atentatit nuk kishte nevojë të inskenonte atentatin për të marrë azil. Kjo sipas tij sepse Andon Dhima është qytetar i BE-së.

Gazetari ka publikuar edhe pasaportën e biznesmenit që vërteton faktin që ky i fundit nuk ka nevojë për azil, për të inskenuar një ngjarje ku dyshimet janë ndaj se pas urdhërit për eleminimin e tij qëndron ish-deputeti socialist Ben Blushi, për shkak të konflikteve që kanë me njëri-tjetrin për një sasi të konsiderueshme parash të pakthyera nga ky i fundit.

‘Andon Dhima është qytetar i BE, nuk kishte nevojë të inskenonte atentatin, për të marrë azil!

Pasi publikova videot e atentatit ndaj biznesmenit Andon Dhima, ditën e shtunë, më 17 tetor, reagimi që më bëri më shumë përshtypje, ishte fakti se meqenëse biznesmeni nuk ishte vrarë, patjetër duhej ta kishte inskenuar ngjarjen për të marrë azil në vendet e Bashkimit Europian.

Në të vërtetë, ka me dhjetëra raste të tilla, me inskenime atentatesh, vendosje minash në shtëpi të braktisura dhe automjete pa njerëz sipër tyre, apo kur qëllohet me breshëri ndaj mureve të ndonjë banese.

Por rasti në fjalë dukej qartë që nuk ishte i tille. Që nga pamjet, dukej qartë se nuk ishte inskenim. Lëvizjet e autorëve, maskimi i tyre, dëshmonin krejt tjetër gjë. Mbi të gjitha para se ta publikoja ngjarjen, kërkova një takim me objektivin e këtij atentati, për të saktësuar çdo dyshim që kisha.

Gjëja e parë që i kërkova ishte pikërisht fakti, se çfarë dokumentash identifikimi përdorte?

Dhe përgjigja e Dhimës ishte, kam dy pasaporta, një shqiptare dhe një greke.

Për t’u bindur i kërkova ti shoh dokumentat, dhe në të vertetë ai dispononte një pasaportë greke.

Për të gjithë “skeptikët” e turbulluar nga mjegulla, që shpërndanë agushët e pushtetit, nëse ke pasaportën apo shtetësinë e një vendi të BE-së, nuk ke nevojë të kërkosh azil…

Më poshtë, keni një foto të pasaportës, që tregon se biznesmeni Dhima, përveç shtetësisë shqiptare, disponon dhe shtetësinë greke dhe se as që i shkon ndërmend të largohet nga Shqipëria.

Të paktën kështu më tha, në momentin, që e takova unë…’

Image

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *