Bilanci/Rritet numri i të prekurve me koronavirus në vend, në 24 orët e fundit humbin jetën pesë persona

17:55 17/10/20202min143
corona-virus-780x439

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se vijon të jetë i lartë numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë dhe 273 të tjerë janë infektuar me COVID-19.

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto