Bie nga skela, ndërron tragjikisht jetë 28-vjeçari nga Kruja

10:22 08/09/20202min110
thumbnail_lajmi fundit

Një tjetër rast i aksidentit në punë me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin tonë.

Një 28 vjeçar me inicialet E.G në Fushë-Krujë, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela, në obiektin në ndërtim ku punonte.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës L.K, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe ka shpallur në kërkim aministratorin e firmës i identifikuar me inicialet R. H

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto