Biden tërbon serbët me reagimin për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

11:04 05/09/20202min131
biden-696x387

Joe Biden ka bërë komentin e parë pas marrëveshjes në Washington të Kosovës dhe Serbisë me SHBA-në.

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se nuk e dinte se çfarë përmbante marrëveshja, por shtoi se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Biden.

Këtë koment ai e bëri të premten në Wilmington, kur po mbante një fjalim para zgjedhjeve presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto