Biden mund të deklarojë fitoren sonte!/ Gazetari i ‘The Guardian’ mesazh nga SHBA

16:03 06/11/20202min86

Reporteri senior për politikë i mediumit prestigjioz The Guardian, Daniel Strauss, duke sjellë më të rejat nga Wilmington, Delaware, ka shkruar: Unë jam këtu në Wilmington, Delaware, ku shtypi dhe universi më i madh politik amerikan po presin që Joe Biden të deklarojë fitoren më vonë sot pas numërimit të zgjatur të votave.

Siç ka shkruar më tej ai, përcjell Telegrafi, gazetarët dhe personeli shtesë i shërbimit sekret janë mbledhur këtu, duke pritur që Biden do të marrë votat e mbetura elektorale që i duhen për të kaluar pragun prej 270 dhe për të fituar garën presidenciale.

Ndërkohë është bërë e ditur se një “Hapësirë e kufizuar ajrore e mbrojtjes kombëtare” është vendosur mbi shtëpinë e kandidatit demokrat Joe Biden në Wilmington, Delaware.

Administrata Federale e Aviacionit thotë se hapësira ajrore është kufizuar gjithashtu përkohësisht mbi Qendrën Chase aty pranë, ku është vendosur skena për një fjalim të mundshëm të fitores së Biden – nëse ai përfundimisht fiton zgjedhjet presidenciale.

 

 

Ndryshe, ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka marrë kryesimin me vota në shtetin e tij të lindjes në Pensilvani.

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden do të tejkalonte 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden është duke udhëhequr në raport me presidentin Donald Trump edhe në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto