Besart Kadia u emërua zv/ministër i Ramës, Basha: Keqardhje! Investoi në ideologjinë e djathtë dhe 5 muaj para zgjedhjeve bëri…

23:19 12/11/20202min108
basha-6-e1605218425665

Kryeopozitari Lulzim Basha ka komentuar emërimin e Besart Kadias në detyrën e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë, i cili u shkarkua në 5 nëntor të 2019 nga funksionet që ka pasur në Partinë Demokratike.

Teksa është pyetur nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Basha tha se për këtë vendim të Kadias ndien vetëm keqardhje. Sipas PD-së, Kadia u shkarkua pasi krijoi lëvizje politike të financuar nga klientët e qeverisë.

Ndërkohë, Basha u mundua që të tregohej i rezervuar për këtë çështje, ndërsa theksoi se ka një parim në këto çështje statutore.

 

“Keqardhje kam. Është një person që investoi duke u evidentuar me ideologjinë e djathtë. Me mendimin liberal-ekonomik, bëri investimin e tij dhe papritur mori një vendim që është i tij. S’mund të ndërhyjë në vendimin e tij individual, kam një keqardhje për investimin e madh që bëri në këtë drejtim, duke shpalosur dhe kritikat e tij ndaj qeverisë. 5 muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizmi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, ai bëri zgjedhjen e tij. S’kemi nxjerrë asnjë vendim publik për këtë çështje.

Vendimi ishte i para një viti. Formulimi i shkresës nuk më kujtohet. Ka një çështje statuore aty që; Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të bashkëndajnë vlerat PD dhe mesa duket ky ka qenë vendimi pas shpalljes së një lëvizje. S’ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga PD për këtë çështje. Politika i ka këto shpesh here dhe brenda shtëpisë ka përpjekje konkurrente”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto