
Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Largimi i tij nga jeta, ka nxitur edhe reagimin e ministres së arsimit Besa Shahini. Me anë të një statusi në Facebook, Shahini ka rikujtuar kujdesin maksimal që duhet patur nëpër shkolla.
Reagimi i plotë:
Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.
Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.
/Descript.al/