Besa Shahini publikon videon: Ja se si do të qëndrohet në klasa në këtë vit të ri shkollor!

11:57 03/09/20202min96
besa_shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka publikuar paraditen e sotme në profilin e saj në rrjetin social Facebook, një video ilustruese se si do të qëndrohet në klasa në këtë vit të ri shkollor. Ministrja thotë se nxënësit dhe mësuesit do t’u nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit.

“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithsecilit”, shkruan ndër të tjera ministrja Shahini.

Rregullat e qëndrimit në klasë

-Mësuesit, distancim prej 2 metrash nga nxënësit dhe mësuesit e tjerë;

-Nxënësit nëpër banka me largësi prej 1.5 metrash;

-Maskat të detyrueshme;

-Ndalohet ushqimi në klasë;

-Dalja nga ora e mësimit vetëm në rast nevoje. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto