
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë festuar 3 vjetorin e martesës së tyre. Çifti të cilët ndajnë shpesh momente mjaft argëtuese të përditshmërisë me ndjekësit, edhe urimin për përvjetor sigurisht e kishin të tillë.
Nga i gjithë seti special i fotove të dasmës, të cilin Besi dhe Xhensila e realizuan në Itali, aktori ka zgjedhur foton më epike për të bërë urimin e tij.
Në foto shfaqet Besi teksa puth një statujë dhe Xhensila në sfond e “lënë pas dore” dhe e habitur. “Urime 3 vjetorin e martesës o jet,” shkruan Besi duke shkaktuar sërish të qeshura pafund tek ndjekësit.