Berisha zbulon prapaskenat: Si iku Rama prej frikës së Lulzim Bashës pas darkës në Durrës

11:03 26/09/20202min91
88-3

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të kandidojë në Vlorë, dhe jo ashtu siç ishte folur në media, në qarkun e Durrësit.

Këtë vendim të Ramës, e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se ai vendosi të largohej nga kandidimi në Durrës, për shkak të Lulzim Bashës.

Berisha tha mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”, se Rama u kthye në Vlorë, pas një darke që pati me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen, ku këta të fundit i kanë thënë se nuk e marrin përsipër dhe se është i pashpresë.

“Edi Rama është i fundosur. E morët vesh lajmin e fundit?! Rama iku nga Durrësi, vajti në Vlorë. Ai e dha vetë lajmin. Iku nga Durrësi, sepse thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ja morën përsipër, i thanë ‘je i pashpresë’. Dhe sot ai u kthye në Vlorë. Ai është nga fshati Mbreshtan, por nuk e thotë asnjëherë. Për disa arsye të tjera, dalëngadalë do thotë se është nga Austria. Ky bën gjithçka për të mbuluar origjinën e tij nga Mbreshtani, edhe pse është një fshat i bukur i Beratit. Ju them që Rama iku nga Durrësi për shkak të Bashës”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *