Berisha feston ditëlindjen, poston foton me gruan e tij, ja sa vjeç bën sot lideri historik i demokratëve

09:58 15/10/20202min127
Screenshot_1-72

Ish-Kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 76-të, ndërkohë që këtë lajm e ka ndarë dhe vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Lirien.

Postimi i Berishës në Facebook:

”Miq, sot 76 vjeç! Mirenjohje te pakufishme Zotit, familjes dhe te gjithe atyre qe me dashurine, miqesine, besimin dhe mbeshtetjen kane qene dhe jane eleksiri i udhetimit tim jashte imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte! Sb”, shkruan Berisha në postimin e tij ku ka marrë qindra komente në rrjetet sociale.

Kush është Sali Berisha:

Sali Berisha u lind në 15 tetor 1944 në Viçidol të Tropojës dhe prej mëse 30 vitesh në sistemin postkomunist ka mbajtur detyra nga më të rëndësishmet si president, kryeministër dhe lider i opozitës.

Me profesion mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, ai hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitet ‘90.

Së bashku me Lirien ai ka sjellë në jetë dy fëmijë, Shkëlzenin dhe Argitën, ndërsa është bërë gjysh disa herë prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto