
Iva Tiço ka bërë së fundmi testin e Covid-19, i cili ka dalë negativ. Duke kujtuar faktin që çdokush që ka kaluar Covid-19, mund të dhurojë plazmë dhe të ndihmojë të prekurit e tjerë, Iva ka vendosur të bëjë një thirrje për të gjithë.
“Sipas analizës unë nuk e kam kaluar Covid-19, pra nuk kam antitrupa. Nëse do të kisha do kisha dhuruar plazmë, me vrap siç dhuroj edhe gjak herë pas here. Është një gjë shumë e thjeshtë, bëni një gjest të mire,” ka shkruajtur ajo për të ndërgjegjësuar sado pak personat që e ndjekin.