Bënë për spital me plagë të rënda në kokë simpatizantin e Partisë Demokratike, shpallen në kërkim tre vëllezërit

15:05 22/02/20213min76

-800-0-6033b718c54e3

Ditën e djeshme bëhet me dije se simpatizanti i Partisë Demokratike, Dorian Protoduarin, është rrahur duke përfunduar me plagë në kokë në spital.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre vëllezërve.

Në kërkim janë shpallur tre vëllezërit me iniciale R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të shtetasve R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç (vëllezër), pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P., i cili ka marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së mjekimit, shtetasi D. P. ka dalë nga spitali. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto