‘Bën shqiponjën si laraskë dhe e quan veten shtetar’ / Ylli Manjani fjalë të rënda për ish-shefin e tij, Ilir Meta

09:25 10/09/20202min189
8C330F2C-831F-44A0-8869-9BC0C0044E5F

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është treguar mjaft i ashpër në daljen e tij të fundit mediatike, jo vetëm përsa i përket situatës politike dhe ekonomike në vend, por nuk ka kursyer as sulmet ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dikur shefi i tij në LSI.

Manjani u shpreh se shteti shqiptar ka degjeneruar komplet pasi prej 3 vitesh vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, 4 pa Gjykatë të Lartë dhe tashmë është mbyllur dhe Apeli.

Ndërsa, duke folur për Presidentin Meta, ish-ministri Manjani tha se nga kreu i Shtetit, te Kryeministri e deri te ministrat marrin rrogën kot, sepse e kanë shkrirë shtetin.

“Çfarë është ky eksperiment, shkrihet gjykata, duartrokitet nga ndërkombëtarët?! Ky është një budallallëk! Faleminderit për ndihmën dhe lekët që vetë i japin e i marrin. Ka 3 vite vendi pa gjykatë kushtetuese. Ka 4 vite pa Gjykatë të Lartë, prandaj bën qejf qeveria. U mbyll edhe gjykata e apelit. Pa apelin nuk ka gjyqe më. Një shtet pa gjykata nuk është më shtet, pushtet po. Ky është një shtet pa komandë, i degjeneruar komplet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat marrin rrogën kot se e kanë shkrirë shtetin. Të gjithë kanë bërë një krim të madh që është shkatërrimi i shteti. Është thënë që shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet dhe ja ku jemi në vitin 2020, për turp e faqe të zezë. Të dalim të bëjmë shqiponjën si laraska dhe ta quajmë veten shtetar”, u shpreh ndër të tjera Ylli Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto