Bebe Rexha me tezen e saj ia thonë valles me ritmet e çiftelisë

17:34 23/09/20202min99
bebebebebe-780x439

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa së fundmi ka publikuar një video interesante për ndjekësit e saj.

Bëhet fjalë për një video që e shfaq artisten duke vallëzuar me tezen e saj, Shadijen, nën ritmet tradicionale shqiptare.

Ato kanë kërcyer së bashku me këngën “Say my name” në një version të rimiksuar me ritme të çiftelisë.

“Say my name” është njëra ndër këngët më të famshme të Bebe Rexhës në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.

Përkundër faktit se është lindur e rritur në Amerikë, Bebe Rexha, nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët shqiptare dhe shprehet gjithmonë krenare për prejardhjen e saj.

Këtë e dëshmon edhe fakti që ajo asnjëherë nuk heziton që të promovojë traditën dhe kulturën vendase në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto