Bebe Rexha flet për vështirësitë dhe frymëzimin e marrë nga Kim Kardashian

19:03 04/12/20202min121
be-ki-780x439-1 (1)

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një InstaStory, ku fliste për vështirësitë e saj të para profesionale dhe jo vetëm. Këngëtarja ka treguar se e ka patur të vështirë të tregonte origjinën e saj, apo të përballej me njerëzit, por frymëzimin për të qenë vetvetja e ka marrë pikërisht nga Kim Kardashian.

“Po mendoj së fundmi se, jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua,” është shprehur Bebe. Ndërkaq, Kim ka ripostuar videon e këngëtares shqiptare, të shoqëruar me shkrimin “të dua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto