BE nuk njeh zgjedhjet në Bjellorusi/Meta: Vendet nën regjime autokratike meritojë zgjedhje të lira  

20:33 19/08/20201min43

118176672_3269238726455711_5967006101388285996_o (1)

Ilir Meta ka mbështetur vendimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi, të cilat janë konstestuar nga opozita dhe populli ka dalë në rrugë duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në këtë drejtim, presidenti i Shqipërisë, thekson se ‘Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik’.

Postimi i Ilir Metës:

Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto