BE dhuron 30 respiratorë për COVID 4, ambasadori Soreca: Na pret një dimër i vështirë

11:59 06/11/20202min59
rakacolli-600x336

Bashkimi Europian ka dhuruar sot 30 respiratorë për spitalin COVID4. Në ceremoninë e dhurimit të këtyre pajisjeve me shumë rëndësi në luftën kundër koronavirusit, ambasadori i BE në Tiranë, Luiggi Soreca tha se kjo është pjesa e 6 e ndihmës që i jepet Shqipërisë për pandeminë. Soreca tha se me rastet në rritje të të prekurve me COVID, personeli mjekësor ndihet nën presion

Mes të tjerash ai pohoi se ky do të jetë një vit i vështirë, ndërsa java e ardhshme pritet të ketë shtim të rasteve.

“Kjo është pjesa e 6 e ndihmës për Shqipërinë për të fituar betejën kundër COVID-19. Kjo është një luftë me një përpjekje mbrëslënëse që shohim nga personeli mjekësor. Me shifra në rritje. Kapacitetet janë shtuar dhe personeli shëndetësor është nën presion. Dua të falenderoj mjekët dhe infermierët, epidemiologët, punonjësit e ISHP. Dua t’i falënderoj dhe jemi krenarë që ne BE kemi mundësinë që ju kemi ndihmuar prej fillimit. Ne duam që të falënderojmë personelin mjekësor me gjithçka që ka bërë. BE e ka mbështetur me 50 mln euro, si me respiratorë të lëvizshëm. 46 mln euro janë akorduar për të ulur ndikimin e krizës. Qasja e BE ka qenë që të reagojë dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe për të ndihmuar. Do kemi një dimër që do të jetë i vështirë. Në javët në vijim do shkojmë shpeshtësi të rasteve.”, tha Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto