Sipas Prokurorisë së Gjilanit, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Rrjeti britanik BBC raportoi se të paktën 10 anëtarë të forcave të rendit ishin zyrtarë policorë në kufi për të cilët pretendohet se i kishin lehtësuar këto veprimtari të paligjshme ndërkufitare.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme 14 kazino të paligjshme u shkatërruan ndërsa makinat e lojërave të fatit u sekuestruan nga policia.

Në muajin mars të vitit të kaluar qeveria e Kosovës miratoi ligjin për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme.

Sipas BBC, bastet veçanërisht në sport, ishin bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në Kosovë viteve të fundit.