Bashkimi i tregut të punës Kosovë- Shqipëri

19:23 07/10/20203min195
Kosove-Shqiperi-flamuj-780x439

Punëkërkuesit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, mund të punojnë apo të marrin shërbime në agjencitë përkatëse për punësim në të dy dyja shtetet, pa pasur nevojë për leje pune apo procedura tjera ligjore, thotë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Skender Reçica.

Bashkimi i tregut të punës do të realizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit për mobilitet për punë, që është nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajt më 2 tetor në Tiranë.

Kuçi: Shumë punëkërkues të interesuar nga Kukësi që punojnë në Prizren

Nëse një qytetar nga Shqipëria, si çdo qytetar tjetër që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, shpreh interesim të punojë në Kosovë, sipas Ligjit për të huajt, duhet të pajiset me leje qëndrimi dhe leje të punës.

Eliminimi i këtyre procedurave do ndihmojë në përzgjedhjen e punëtorëve të kualifikuar për sektorë të ndryshëm në Kosovë, sidomos në rajonin e Prizrenit, për shkak të afërsisë gjeografike me qytetin e Kukësit të Republikës se Shqipërisë, thotë Arbër Kuçi, menaxher në restorantin “Trazit Zone” në Prizren.

Ai tregon se vazhdimisht ka shtetas të Republikës së Shqipërisë të interesuar për të punuar në lokalin e tij, por Kuçi tregon se ata heqin dorë për shkak të dokumenteve që i kërkohen për punë.

“Sidomos, qytetarët e rajonit të Kukësit kanë përvojë në gastronomi, pasi kanë qenë emigrantë në Itali dhe kuzhinën italiane e kanë specialitet”, tha Kuç

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Skender Reçica, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me këtë marrëveshje po përmbushet nevoja e qytetarëve për lëvizje të lirë të punëtorëve dhe nuk do ketë nevojë për procedurat e deritashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto