Bashkëshorti iu diagnostikua me tumor, Mihrije Braha rrëfen betejën e vështirë që kaloi me Naim Abazin: Para tij isha grua e fortë, por…

21:22 12/11/20203min111
mihrije-braha-3

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha, ka folur si kurrë më parë për vështirësitë që ka kaluar në jetë, teksa rrëfeu për herë të parë betejën e bashkëshortit të saj, Naim Abazit me tumorin.

 

E ftuar tek emisioni “E ardhmja është vajzë”, Mihrije tha se Naimi u diagnostikua para 24 vitesh me tumor dhe për këtë arsye iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë.

 

Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit, pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze.

Kur ai shkoi tek doktori, i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonim bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit.

mihrije braha (5)

Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave. Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë, sepse unë po luaja dy role.

mihrije braha

Para Naimit isha një femër e fortë, por kishte edhe momente që unë dobësohesha. Të vështira kanë qenë edhe netët kur më ka kërkuar të kujdesesha për djalin në çfarëdolloj situate. Unë mundohesha të qëndroja e fortë”,- ka rrëfyer Mihrija.

 

Megjithatë, pas dhjetë ditëve, këngëtarja tregoi se ju komunikua nga doktori që tashmë Naimi ishe mirë dhe rezultatet kishin dalë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *