Basha: Shqiptarët luftojnë për jetën, Rama ka prioritet tenderat sekretë

13:10 20/10/20201min117
17-TETOR-2020-BASHA_frame_21080-1024x576-1

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme një video, ku shpjegon se Rama e ka çuar çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Reagimi i Bashës:

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto