Basha: Rama duhet të ishte para drejtësisë dhe jo në foltoren e Kuvendit

17:54 16/09/20213min64
lulzim-basha-701x468-1

Basha merr fjalën në Kuvend: Rama s’duhet të ishte në foltore por para drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se kryeministri Rama duhet të ishte para drejtësisë dhe jo në foltoren e Kuvendit. Duke iu përgjigjur fjalës së kreut të qeverisë, Basha shpjegoi se Shqipëria është vendi më i varfër në Ballkan dhe se qeveria Rama e ka çuar vendin në këtë pikë. Për këtë arsye ai i kërkoi Ramës që të kërkojë falje.

Nëse nuk do të ishte kështu, nëse demokracia nuk do të ishte ekzekutuar, ky njeri nuk do të ishte sot këtu duke treguar përralla për atë që nuk do të bëjë për të ardhmen por do ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës, sepse do të kishte punë me drejtësinë. Nëse zgjedhjet nuk do të ishin goditur, askush me bilancin e tij të zi nuk do të kishte shansin të dilte në foltore  as të ishte në këtë sallë. Sigurisht ai që qëndron ulur këtu mbrapa do të thotë se Shqipëria po ecën mirë, falë veprave të  kësaj qeverie, e me radhë e me radhë. A janë këto subjektive. Për t’i dhënë përfitimin e dyshimit me lejoni të ja bëjë autopsinë kufomës së kësaj qeverie. Fillojmë me Bankën Botërore që sipas së cilës, Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan, vazhdojmë me EUROSTAT, që Shqipëria është vendi më i fundit në Evropë, shqiptarët kanë pagën më të ulët, dhe konsumin individual më të vogël. Vijnë edhe shifrat për eksodin masiv të shqiptarëve. Ky është realiteti. Në vend që të ulni kokën dhe të kërkoni falje, keni paturpësinë të rrihni gjoksin. Shqipëria cilësohet nga DASH si vendi më I korruptuar. Banka Botërore të rendisin të dytin në botë, për nivelin e ryshfetit, për shifra tre herë më të larta se në vitin 2013. Je në listën gri  Manival, për një nga specialitete e tua për pastrimin e parave.“, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto