Basha pyetet nëse PD do bëjë koalicion me PS-në, kryedemokrati i çon mesazhin e qartë Ramës: Pas 25 prillit…

22:24 01/10/20203min122
lul basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka bërë të qartë pozicionimin e tij se nuk do të pranojë bashkëqeverisje apo koalicion me PS-në teksa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se me marrjen e pushtetit, do e çojë për ndjekje penale para drejtësisë për dosjet e korrupsionit që janë bërë gati.

“Shumë prej këtyre dosjeve i kemi çuar në SPAK. Dosjet janë gati, Rama do shkojë për ndjekje penale sa më takon mua si kryeministër nesër e do marrë ndëshkimin e merituar.

Për Ramën s’kam asnjë ofetë koalicioni e nuk pranoj asnjë ofertë dhe kam vetëm një mesazh: Pas 25 prillit e pret drejtësia, ndëshkimi i merituar, ky është mesazhi, ato dosje që janë bërë gati të korrupsionit galopant do shkojnë në drejtësi e të hetohen.

S’ka bashkëqeverisje me të keqen.

T’i kërkosh njeriut që e ka vjedhur Shqipërinë deri në kockë, që në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë e po vjedh ca ka mbetur par se të largohet për qeveri teknike ne funksion te shqiptareve është utopi e s’merrem fare me utopi unë po bëj detyrën time si opozitë.

Një njeri i tillë do largohet, si janë larguar njerëzit e kalibrit të tin në Evropë dhe në botë”, tha Basha në emisionin Çim Peka Live në Syri tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *